Pasqyrë e tregut të telekomunikacionit - K3-2010

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), me qëllim të informimit të ofruesve të licencuar dhe atyre potencial të shërbimeve të telekomunikacionit, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, ka hartuar këtë Raport për gjendjen në tregun e telekomunikacionit, i cili përmban treguesit kryesor të Tregut të Telekomunikimeve.

Dokumenti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatorët e licencuar nga ART për ofrimin e shërbimeve mobile, fikse dhe atyre të internetit.

Dokumenti ka natyrë periodike, përkatësisht çdo tre muaj operatorët e licencuar janë të obliguar t’i dorëzojnë ART –së pyetësorët e plotësuar me të dhënat që do të paraqiten ne vazhdimin e këtij dokumenti. Kështu që raporti do të mund të pasurohet edhe me tregues të tjerë apo informacione statistikore më të plota për operatorët alternativë dhe tregun në tërësi.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni këtu.