Bordi i ART-së në mbledhjen e dates 26/08/2010, bazuar në Ligjin e Telekomunikacionit Nr.2002/7, të ndryshuar me ligjin Nr.03/L-085, dokumentit Politikat e sektorit të telekomunikacionit Nr.195/07, si dhe Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE), pas procesit të këshillimit publik me palët e interesit, ka aprovuar vendimin nr.28 për “Krijimin e nyjës shkëmbyese të internetit (KOS-IXP) në Kosovë” si dhe “Urdhëresen për vendosjen e kushteve shtesë për licensat dhe autorizimet për ofruesit e shërbimeve të internetit”.
Dokumentacionin përkatës mund ta gjeni në rubrikën e vendimeve të ueb-faqes zyrtare.