Komunikatë për Media

Në margjina të Samitit në mes të Ballkanit Përendimor (BP) dhe Bashkimit Europian (BE) të mbajtur më datë 06 Dhjetor, 2022, operatorët e telefonisë mobile nga BP dhe BE nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, e cila i hapë rrugë zvoglimit të konsiderueshëm të tarifave të roamingut duke filluar nga viti i ardhshëm, përkatësisht nga data 01 Tetor, 2023.

Përfitimet konsumatorët do të jenë të mëdha, pasi që do të zvoglohen tarifat e roamingut përderisa udhëtojnë për në shtetet e BE-së, si dhe do të krijohen kushtet më të mira për biznesët  në përgjithësi.

Padyshim, ky është një hap shumë i rëndësishëm, i cili vie si rezultat i diskutimeve dhe takimeve të shumta afërsisht 2 vjecare në mes rregullatorëve të rajonit, e pastaj edhe në mes operatorëve nën lehtësimin e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC). Angazhimi i vazhdueshëm i ARKEP në këtë proces ka bërë që të merren parasyshë specifikat e vendit, nevojat e tregut dhe shqehtësimet e ngritura nga operatorët, të cilët ushtrojnë aktivitetet e tyre në Republikën e Kosovës.

Tani u mbetet operatorëve nënshkrues të deklaratës, që deri më datë 01 Maj 2023 të arrijnë marrëveshje komerciale, fillimisht për rregullimin e të dhënave ("data"), duke u zvogluar në mënyrë graduale deri në një nivel të ngjashëm me tarifat kombëtare, në vitin 2027.

Në përputhje me dokumentin "Udhërrëfyesi për zvoglimin e tarifave të roamingut" ARKEP do të angazhohet në vazhdimësi për zbatimin e objektivave rregullatore dhe promovimin e shtrirjes së rrjetave brezgjëra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes krijimit të lehtësirave për operatorët. 

ARKEP, pret nga operatorët që të përmbushin zotimet e tyre për zvoglimin e tarifave të roamingut dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët.

Prishtinë,

06 Dhjetor, 2022