Sot më datë;19 Shtator 2022, është bërë inaugurimi i projektit ‘Sistemit Nacional të Monitorimit të Spektrit Frekuencor’ (SNMS), në Republikën e Kosovës, projekt ky i cili është i një rëndësie të veçantë strategjike dhe nacionale jo vetëm për ARKEP, por edhe Institucionet tjera të vendit.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli, Ministri i Punëve të Brendshëm z. Xhelal Sveçla, deputet të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Bankës Botërore, dhe Kompanisë ‘TCI International’.
Ngritja e Sistemit Nacional të Monitorimit të Spektrit Frekeuncor në Republikën e Kosovës është realizuar me sukses nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim të ngushtë me ARKEP, në kuadër të projektit (KODE) dhe është mbështetur financiarisht nga BANKA BOTËRORE. Ky projekt është implementuar nga kompaninë e specializuar Amerikane ‘TCI Internacional’.
SNMS përbëhet nga katër (4) pika fikse monitoruese të vendosura në lokacionet të ndryshme:
· Prishtinë – Zllatar;
· Prishtinë – Shashkoc;
· Prizren - ITP Park (Parku i Teknologjisë Informative);
· Mitrovicë – Lushtë.
Po ashtu pjesë e këtij projekti janë:
· Stacioni Mobil Monitorues (MMS);
· Stacioni Mobil Transportues (TMS) dhe
· Pajisjet tjera përcjellëse.
Ky sistem do të mundësoj monitorimin efikas dhe efektiv të spektrit radio frekuencor nga 9 kHz deri në 40 GHz, në kohë reale 24/7, nga qendra kryesore e kontrollit.
Andaj finalizimi i këtij projekt, padyshim se përbën një hap shumë të madh drejt realizimit të objektivave strategjike dhe me rëndësi në monitorimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të komunikimeve elektronike. Sidoqoftë¸ duke e ditur se jemi përball një transformimi të madh digjital, ku vendimet e ARKEP do të kenë efekt të rëndësishëm jo vetëm në sektorin e komunikimeve elektronike por edhe në sektorët tjerë, mbështetja dhe bashkëpunimi ndër-institucional është i rëndësisë jetike në mënyrë që misioni jonë të ketë sukses,.