Njoftim për fillimin e procesit te këshillimit publik te Draft Rregullores për ‘Pagesa vjetore për mbikëqyrje dhe të drejtën e përdorimit të Radio frekuencave’

Në mbështetjen të nenit 3 paragrafi 1) dhe 2), nenit 9 paragrafi 3), nenit 10 paragrafi 12), nenit 45 paragrafi 1) dhe paragrafi 2), neni 47, neni 54 paragrafi 2.6), neni 57, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2), nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) dhe nenit 83 paragrafi 1.3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare;  Sipas Vendimit te Bordit  te ARKEP Nr. 1951 (nr. prot. . 038/B/22) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për:

Draft Rregulloren për mbikqyrje dhe të drejtën e përdorimit të Radio-Frekuencave

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i pagesave të rregullta vjetore për mbikëqyrje të shfrytëzimin të radio frekuencave  dhe për të drejtën e përdorimit të radio frekuencave si resurse te  fundme kombëtare  që menaxhohet nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me qëllim të përdorimit shfrytëzimin efikas dhe efektiv të spektrit të radio-frekuencave resurset e komunikimeve elektronike ne ketë rast te  spektri frekuencore duhet të jepen dhe shfrytëzohen në përputhje me procedurat dhe kushtet e vendosura me ligjin e komunikimeve elektronike , si dhe në rregulloret për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike të miratuara nga Autoriteti.

Sipas draft rregullores te vendosur per këshillim publik kemi rishikim ( zvogëlim ) te pagesave për disa shërbime sipas Rregullores ne fuqi Nr. 35  “Draft Rregulloren për “Pagesa vjetore për mbikëqyrje dhe të drejtën e përdorimit të Radio frekuencave”.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 06 Qershor 2022dhe përfundon më 25 Qershor 2022, ora 16:00

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur ne e-mail adresat: visar.halimi@arkep-rks.org, fazli.shala@arkep-rks.org  ose info@arkep-rks.org