Komunikatë për Media

Kryetari i Bordit të ARKEP-it, z.Nazim Rahimi dhe Drejtoresha e AKOS, Mag. Tanja Muha nënshkruan sot në Lubjanë, Memorandum Bashkëpunimi (MoU), me të cilin thellohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy rregullatorëve për të ardhmen.

Duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, përfaqësuesit e ARKEP dhe AKOS, morën përsipër të shkëmbejnë rregullisht të dhëna të disponueshme për publikun mbi tregjet kombëtare të komunikimeve elektronike dhe postare, informacione mbi zhvillimin e politikave dhe strategjive në fushën e rregullimit të sektorit të komunikomeve elektronike në vendet e tyre dhe informacion të tjera për rregulloret e tyre kombëtare.

Qëllimi kryesor i vizitës, gjatë së cilës morën pjesë edhe ekspertë nga të dyja palët, ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, që ishte thellim i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ky bashkëpunim u zyrtarizua gjithashtu me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimi mes dy rregullatorëve.

Sidoqoftë, memorandumi i bashkëpunimit përcakton fushat e veprimit të përbashkët, të cilat do të përfshijnë shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike dhe forma të ndryshme të trajnimit të përbashkët profesional, shkëmbim të stafit profesional, pjesëmarrjen në konferenca dhe simpoziume të ndryshme ndërkombëtare.