Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit me asistimin e Shërbimit Policor Të Kosovës dhe Inspektorateve Komunale, të martën me 07.11.2006, filloj aksionin e shkyçjes dhe bllokimit të antenave ilegale në Kosovë.
Sipas Planit Operacional të shkyçjes, deri më tani janë shkyçur antenat ilegale në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit, ndërsa sot aksioni vazhdon në komunën e Pejës.