Kryeministri Kurti vizitoi Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

 

 

 

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli dhe zëvendësministrin e Ekonomisë, z.Mentor Arifaj, kanë vizituar Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare - ARKEP, ku u pritën nga kryetari i Bordit, z.Nazim Rahimi dhe anëtarët: znj.Lule Ahmedi, z.Shkumbin Hamiti, znj.Rrezarta Duraku Rizaj dhe z.Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021.

U bisedua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.Kryeministri Kurti theksoi nevojën e prioritizimit të veprimeve, në mënyrë që ARKEP të udhëheqë vendin në fushat e rëndësishme për zhvillim.