Vizitë Rregullatorit Austriak

Me ftesë të Drejtorit për Çështje Telekomunikuese z.Georg Serentchy, pranë Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit dhe Mediave në Austri, delegacioni Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit në krye me z Anton Berisha, Kryetar, ka realizuar një vizitë pune me 18. 12 2006. Me këtë rast janë diskutuar përvojat e përbashkëta për një varg çështjes nga sfera e rregullativës telekomunikuese, siç janë çështjet organizative dhe zhvillimi resurseve njerëzore, çështjet e interkoneksionit, çështjet e numeracionit, përvoja e rregullatorit austriak në dhënien e licencave për shërbimet FWA (Fixed Wireless Access), etj.

Me këtë rast u shpreh angazhimi i të dyja palëve për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, posaçërisht përmes shkëmbimit të përvojave dhe organizimit të trajnimeve për stafin e ART-së nga ekspertët e rregullatorit austriak, si dhe u theksua se në këtë fazë kur  statusi i Kosovës është ende i  pazgjidhur pamundësia e qasjes në institucione ndërkombëtare (ITU, ERG, etj) mund të kompensohet përmes bashkëpunimit bilateral.