Më 22 Janar 2007, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit ka marrë Vendimin për formimin e Komisionit për Vlerësimin e Ofertave, si pjesë e procesit tenderues për përzgjedhjen e operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë.
Komisioni në fjalë përbëhet nga këta anëtarë:
1. Lulzim Kurtaj, Kryesues, i emëruar nga Bordi i ART-së
2. Petrit Derguti, anëtar (i emëruar nga Bordi i ART-së)
3. Arben Qirezi, anëtar (i emëruar nga Kryeministri)
4. David Hitkok, anëtar (i emëruar nga PSSP-UNMIK)
5. Poul Rich, anëtar (i emëruar nga PSSP-UNMIK).