ART prezanton në takimin Monitorues me Komisionin Evropian

Prishtinë, 12.11.2009

Me datë 12.11.2009, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), e përfaqësuar nga Kryetari i Bordit, z. Ekrem Hoxha, mori pjesë në takimin joformal Monitorues me Komisionin Evropian, Sektori i Infrastrukturës.

Me këtë rast, z.Hoxha, prezantoi aktivitetet në vazhdimësi të Bordit të ri të ART-së, ndër të tjera edhe Kornizën Rregullatore për implementim, e cila do të shërbejë si bazë për përpilimin e rregulloreve dhe legjislacionit tjetër sekondar, në përgjithësi.

Z. Hoxha prezantoi edhe planet për projektet e vitit 2010, dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse në ngritjen dhe funksionimin sa më të mirë të legjislacionit për telekomunikime në Republikën e Kosovës.