Njoftim per fillimin e Konsultimit Publik të dokumentit Draft Rregullorja për pagesat për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare

Në mbështetje të bazë të nenit 10 paragrafi 4, nenit 27, paragrafi 1), 2), 3) dhe 4), neni 81 paragrafi 1), neni 82 paragrafi 1) dhe nenit 83 paragrafi 1), të Ligjit Nr. 04/L-109  për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si - LKE); nenit 28 të Ligjit Nr. 06/L-038 për Shërbime Postare (tutje referuar si - LSHP)  dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1535 ka miratuar fillimin e Konsultimit Publik të dokumentit ‘Draft Rregullorja për pagesat për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare’.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 02 Prill 2020 dhe përfundon më 16 Prill, 2020.

Komentet mund t’i dërgoni në e-mail adresën rrezarta.ajeti@arkep-rks.org dhe në adresën info@arkep-rks.org.