NJOFTIM I ARKEP PËR PROCESIN E PUNËS PËR SHKAK TË EMERGJENËS SË SHËNDETIT PUBLIK

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ju njofton se për shkak të gjendjes emergjente të shëndetit publik në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të vazhdimit të ofrimit të shërbimeve dhe krijimit të kushteve sa më të sigurta për stafin e ARKEP dhe palët, andaj procesimi i punëve në ARKEP do të realizohet si në vijim:

1.          Shtyhet afati për dorëzimin e pasqyrave financiare (raportim financiar) për vitin 2019 dhe raportimet periodike/statistikore të operatoreve të komunikimve elektronike dhe shërbimeve postare deri me date 30 Prill 2020.  Këto raporte nga operatorët duhet  tëi dërgohen vetëm në formën elektronike me email.

2.          Shtyhet dërgimi i faturave, respektivisht përmbushja e detyrimit financiar të operatorëve për shfrytëzimin e resurseve numerike deri me datë 30 Prill 2020.

3.          Të gjitha aplikacionet për vazhdim të resurse të kufizuara numerike, deri me date 30 Prill 2020 duhet të dergohen vetëm në formën elektronike me email, të njëjat do të vazhdohen automatikisht deri me 30.04.2020.

4.          Të gjitha aplikacionet  e reja për resurse të kufizuara numerike duhet të dërgohen vetëm në formën elektronike me email deri me datë 30 Prill 2020.

5.          Të gjitha aplikacionet për vazhdim të autorizimeve për shfrytëzimin e resurseve frekuencore deri më datë 30 Prill 2020 duhet të dërgohen vetëm në formën elektronike me e-mail.

6.       Të gjitha aplikacionet  e reja për resurse të kufizuara frekuencore duhet të dërgohen vetëm në formën elektronike me email deri më datë 30 Prill 2020.

7.       Operatorët të cilët nuk munde  ti  kryejnë  obligimet financiare ndaj ARKEP shtyhen deri më 30 Prill 2020.

8.       Të gjitha njoftimet për fillimin e aktivitetit të komunikimve elektronike bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në këtë link  http://aplikime.arkep-rks.org/SQ

9.       Të gjitha aplikacionet  e reja për ofrimin e shërbimeve postare duhet të dërgohen vetëm në formën elektronike me email deri më datë 30 Prill 2020.

10.   Ankesat e konsumatorëve duhet të dërgohen deri më datë 30 Prill 2020 vetëm në formën elektronike në email adresën: konsumatori@arkep-rks.org.

11.   Përmbushja e detyrimeve të ARKEP të parapara për muajin Mars dhe Prill 2020 mund të vonohen si rezultat i situatës së krijuar në vend.

12.   Për cdo kërkesë ose informatë mund të na kontaktoni në e-mail adresën: info@arkep-rks.org ose në numrin e telefonit +383 (0) 38 212 345.

13.   Këto masa vlejnë deri në përfundimin e emergjencë së shëndetit publik ose deri në një vendim tjetër të organeve kompetente.