KOMUNIKATË NGA ARKEP

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) njofton opinionin publik se veprimtaria e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike është duke funksionuar dhe operatorët janë duke ofruar shërbime për qytetarët në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se rrjeti i komunikimeve elektronike është pjesë e infrastrukturës kritike me rëndësi për sigurinë kombëtare dhe padyshim një shtytës i pakontestueshem i zhvillimit të ekonomive tjera në vend, atëhere konsiderojmë se është obligim jo vetëm për ndërmarrësit e involvuar në këto aktivitete të komunikimeve elektronike, por edhe palët tjera që të kontribojnë në përballimin e nevojave të shtetit në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe kur e kërkojnë interesat e mbrojtjes kombëtare e të sigurisë së rendit publik.

Prandaj, me qëllim të sigurimit të ofrimit të shërbimeve të vazhdueshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ARKEP kërkon nga Institucionet, në vecanti Organet Komunale dhe ato të rendit dhe të sigurisë që të lejojne stafin esencial t’i përmbushin detyrat e tyre, të cilat janë të domososhme për mundësimin e funksionimit normal të shërbimeve që i ofrojnë operatorët. Kjo nënkupton edhe ofrimin e qasjes për stafin teknik dhe kontraktorët e operatorëve të komunikimeve elektronike në zonat e karantinuara për të mirëmbajtur rrjetin e tyre.

ARKEP mbetet i përkushtuar që në kuader të kompetencave që dalin nga Korniza Rregullatore të krijojë kushte sa më të mira për konsumatoret e sidomos në këto kohë sfidash.

Prishtinë,

16 Mars, 2020