Vendim Nr 1529 - Inicimi i procesit të Analizës së Tregut të Terminimit në rrjetat mobile

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10 paragrafi 5) neni 31, paragrafët 1) dhe 3) nën-paragrafi 3.3 dhe nenit 79 paragrafi 2); Rregullores Nr. 42 për Analizat e Tregut, (Ref. ARKEP Nr. Prot. 110/B/19), neni 3, paragrafët 3.1), 3.3) dhe 3.4), neni 4, paragrafi 4.3.2) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 53–të me radhë të mbajtur me datë 28 Shkurt 2020, bazuar në shqyrtimin e administruar të materialeve të lëndës, si dhe rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me qëllim të jetësimit të dispozitave të legjislacionit të aplikueshëm, me Vendimin nr. 1529 miratoi fillimin e procesit të analizës së tregut; ’Terminimi i thirrjeve me zë në rrjetet mobile individuale’.

Procesi i analizës së tregut fillon më datë; 16 Mars 2020 dhe përfundon më datë 15 Korrik 2020.