Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79 paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1495 (nr. Prot. 008/B/20) ka miratuar fillimin e konsultimit publik “Draft Rregullore për çështjet teknike dhe operacionale të qasjes së rrjetit të komunikimeve elektronike në Bitstream”
Procesi i konsultimit publik fillon nga data 10 shkurt 2020 dhe përfundon më datë 09 mars 2020.
Komentet tuaja mund t’i dërgoni në e-mail adresën: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org, arijan.qorolli@arkep-rks.org dhe info@arkep-rks.org.