Budva, 4-5 Shkurt 2010
Forumi i tretë i projektit të Komisionit Evropian për “ Monitorimin e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve të Shoqërisë Informative për Vendet në Zhvillim” i mbajtur me 4 dhe 5 shkurt 2010 në Budva, u organizua nga Agjencia për Komunikimin Elektronik dhe Shërbimet postare të Malit të Zi.
Në këtë Forum Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ishte i përfaqësuar nga z. Ekrem Hoxha, Kryetar i Bordit të ART-ja dhe z. Lulzim Kurtaj, Anëtar i Bordit.
Agjenda e kësaj Konference për rregullatorët përfshiu prezantimin e të dhënave krahasuese ndërshtetërore të paraqitura në Raportin III-të të monitorimit.
Përveç prezantimit të Raportit te III-të, forumi diskutoi reformat e BE-së në sektorin e Telekomit si dhe çështjet ne vijim:
• Qasja Broadband në kontekstin e politikave kombëtare të shërbimeve universale
• Kalimi në teknologjinë digjitale dhe dividentin digjital, riorganizimin e spektrit të GSM dhe koordinimin në
lidhje me çështjet ndërkufitare mbi spektrin frekuencor.
• Mbrojtja e konsumatorit, për rolin e rregullatorëve në promovimin e transparencës, cilësinë e shërbimeve
dhe net-neutralitetin.
• Konkurrenca në infrastrukturën Broadband.
Delegacioni i ART-së shprehu gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të vazhdueshëm të sektorit të telekomit, menaxhimin e sfidës së integrimit në mekanizmat përkatës evropian dhe botërorë.