Prishtinë, 3 Mars 2010
ART administroi takimin me operatorët e telefonisë mobile, për të diskutuar nevojën dhe metodologjinë e luftimit te dukurisë të vjedhjes së trafikut e njohur si fenomeni SIM-to-SIM.
ART ka administruar takimin pas shqyrtimit të një numri të ankesave nga operatorët e rrjetave dhe operatorët virtual dhe efektet e padëshirueshme të cilat i ka për zhvillimin e sektorit të telekomunikimeve të Republikës se Kosovës, dukuria SIM-to-SIM.
Me përfundim te takimit, ART komunikoi tek palët e pranishme se gjatë javës së ardhshme do të administrojë, shqiptojë vërejtjet adekuate ndaj operatorëve të shërbimeve të internet (ISP) si dhe do sqaroj bazën ligjore në funksion të luftimit të dukurise nga aspekti juridik. ART rikujtoi operatorët e rrjetit që provizionet e ligjit të telekomunikacionit duhet të respektohen në tërësi dhe veprimet apo interpretimet e pa-autorizuara do të sanksionohen në të ardhmen dhe se luftimi i dukurisë nuk duhet të përdoret si mjet në funksion të veprimeve antikonkuruese për të rritur pengesat e hyrjes në treg të ofruesve të tjerë të shërbimeve telekomunikuese.