Në mbështetje të nenit 1, nenit 10 paragrafi 4), nenit 22 paragrafi 2), nenit 23 dhe nenit 24 nenit 79 paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1435 (nr. Prot. 092/B/19) ka miratuar fillimin e konsultimit publik të “Draft Rregullores për Përdorimin e Përbashkët të Faciliteteve Shoqëruese”
Procesi i konsultimit publik fillon nga data 12 Shtator 2019 dhe përfundon më datë 26 Shtator 2019.
Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org, arijan.qorolli@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.