Vendimi për Përkufizimin dhe luftimin e dukurisë së vjedhjes së trafikut(fenomeni Sim-To-Sim)
Prishtinë, 11 Mars 2010
Gjatë dekadës se fundit të zhvillimit të tregut të telekomunikimeve në Republikën e Kosovës, të filluara me ligjin për telekomunikime dhe politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sektorin e telekomunikimeve, me qëllim të krijimit të kornizës moderne për zhvillim të këtij sektori, ka pasur dhe ka ende përpjekje për shfrytëzim të asaj që është mundësi teknologjike për të cenuar treguesit e atraktivitetit të tregut për investime për interesa të ngushta duke devijuar nga infrastruktura ekzistuese legale e cila shpreh qartë qasjet e lejuara dhe ka parasysh zhvillimet teknologjike.
ART, si një organ mbikëqyrës i shërbimeve të telekomunikacionit, është i mandatuar dhe besuar për lëshimin e licencave dhe autorizimeve për operatorët dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese nga njëra anë dhe për të siguruar ofrimin e shërbimeve të telekomit kualitative dhe në baza konkurruese për qytetarët e Republikës së Kosovës.
ART, pas shqyrtimit të zhvillimeve në tregun e telekomunikimeve në Republikën e Kosovës ndërlidhur me dukurinë e “vjedhjes’ së trafikut” dhe e nisur nga objektivi i jetësimit të një tregu të zhvilluar/konkurrent për shërbime telekomunikuese që është garantues i vetëm i kujdesit adekuat për interesin e qytetarit të Republikës së Kosovës, si dhe detyrimin për krijim e një ambienti të favorshëm për investime të reja në sektor dhe ushtrimit të mandatit si kujdestare e vazhdueshme ndaj dukurive të cilat bien ndesh me këtë mandat dhe synimet e gjithëmbarshme dhe duke qenë e vendosur që të jetësoj tërësinë ligjore të deleguar nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, ART me udhëzimin gjegjësisht vendimin nr. 10, datë; 10/03/2010 ka përkufizuar dhe sanksionuar fenomenin e vjedhjes së trafikut si veprim ilegal dhe të sanksionueshëm dhe si autoritet ka paralajmëruar të gjitha operatorët dhe ofruesit e shërbimeve se ART në bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit do ndërmarrë gjitha masat e duhura kundër të gjithë përdoruesit e trafikut të paligjshëm sipas ligjeve të përshkruara.
ART, duke pasur interesin e qytetarit prioritetin më të lartë dhe rendësin e shërbimeve telekomunikuese me kualitet adekuat për aktivitet e tyre ditore private dhe ndërmarrësi, ART ka mbledhur të dhëna të mjaftueshme, të cilat kërkohen me ligjet ne fuqi për konstatim të bazuar që në disa mënyra qytetari i Republikës së Kosovës ballafaqohet me ofertë për shërbime telekomunikuese nga ndërmarrje, grupe dhe individë te cilët nuk kanë autorizime/licencë adekuate nga ART si dhe ofrues të cilat ofrojnë shërbime telekomunikuese me kualitet jo adekuat duke shfrytëzuar teknologjitë të cilat nuk përmbushin kriteret e nevojshme të kualitetit nga pika në pikë si dhe nuk janë të lejuara të përdoren në Republikën e Kosovës.
Së këndejmi, ART duke administruar këtë udhëzim dhe vendim ka krijuar dhe mundësuar që operatorët dhe institucionet e zbatimit të ligjit por edhe qytetarët të luftojnë dukurinë në mënyrë më efikase dhe me bazë legale gjegjësisht statusore. Operatorët dhe ofruesit e shërbimeve tani e tutje mund të ndërmarrin veprimet e duhura kundër çdo klienti te përfshire ne SIM-to_SIM duke bërë të paligjshme veprimtarinë dhe iniciojnë procedurat e denoncimit para organeve të zbatimit të ligjit.
ART-ja rikujton qytetaret që ekskluzivisht të shfrytëzoj shërbime telekomunikuese të cilat ofrohen nga operatoret dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese të cilët kanë autorizim/licencë adekuate nga ART, përndryshe institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat eventuale gjatë aktiviteteve ditore për jetësim të ligjeve në fuqi.
Në anën tjetër, ART rikujton dhe fton ndërmarrjet, grupet ose individët të cilët direkt ose indirekt janë të përfshirë në manipulimin e trafikut me efektin SIM-to-SIM që të ndërpresin aktivitetet e tilla, përndryshe masa rigoroze sanksionuese ndaj personave juridik dhe fizik do të jenë të pashmangshme.
Të gjitha këto masa kanë synim krijimin e një ambienti adekuat për investime, mbrojtjen e investimeve ekzistuese, orientimin e zgjedhjes së qytetarit drejtë kualitetit të shërbimeve telekomunikuese për të cilat ai paguan si dhe ruajtjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të konkurrencës në sektorin e shërbimeve telekomunikuese.