Njoftim për miratimin e ‘Rregullores për Autorizime të Përgjithshme për ofrimin e shërbimeve postare’

Në mbështetje të nenit 4, paragrafi 1), nenit 7 paragrafi 2.1) dhe paragrafi 2.2), përkatësisht nenit 8,  nenit 16 paragrafi 1), paragrafi 2) dhe paragrafi 3.1), nenit 20, dhe nenit 21 dhe 22, të Ligjit Nr. 06/L-38, për Shërbime Postare, (tutje referuar si - Ligji) nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i Autoritetit, në mbledhjen e 38, të mbajtur më datë; 10.04.2019, bazuar në shqyrtimin e materialeve të përgatitura nga Sektori i Shërbimeve Postare, dhe DL, me Vendimin Nr. 1367 unanimisht miratoi 'Rregulloren për Autorizime të Përgjithshme për ofrimin e shërbimeve postare' dhe gjithashtu Konkluzione nga Konsultimi Publik.