Kryetari i Bordit të ARKEP z.Kreshnik Gashi ka pranuar dje letrën e Drejtorit Gjeneral për Komunikim dhe Rrjeta të Komisionit Evropian të BE-së, z.Roberto Viola në të cilën njoftohet për vendimin e Komisionit Evropian, përkatësisht komisioneres Mariya Gabriel për pjesëmarrje të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të Kosovës në të gjitha nivelet e punës së Entit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikime Elektronike (BEREC).
Me këtë vendim ARKEP fiton të drejtën për pjesëmarrje në Bordin e Rregullatorëve, Grupet Punuese dhe Bordin Menaxhues të Zyrës së BEREC.
Ky është një hap shumë me rëndësi që mundëson përfaqësim të barabartë të ARKEP në nivelin më të lartë evropian të organizimit të rregullatorëve.