Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes ART dhe EKIP(Mali i Zi)

Prishtinë, 12 Mars 2010

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes ART dhe EKIP(Mali i Zi) Të Premten, me 12 Mars, 2010, ora 10:00 në ambientet e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në prezencen e mediave publike dhe anëtarëve të Bordit të ART-së dhe stafit profesional si dhe stafit drejtues të Agjensionit për Komunikime Elektronike dhe Postare (EKIP) nga Republika fqinje e Malit të Zi, në organizimin e ART-së u organizua ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) në fushën e komunikimeve elektronike në mes Agjensionit për Komunikime Elektronike dhe Postare (EKIP) të Republikës së Malit të Zi dhe Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës.