Njoftim për fillimin e Konsultimit Publik të draft dokumentit ‘Rregullorja për Autorizime të Përgjithshme për ofrimin e shërbimeve postare’

Në mbështetje të nenit 4, paragrafi 1), nenit 7 paragrafi 2.1) dhe paragrafi 2.2), përkatësisht nenit 8,  nenit 16 paragrafi 1), paragrafi 2) dhe paragrafi 3.1), nenit 20, dhe nenit 21 dhe 22, të Ligjit Nr. 06/L-38, për Shërbime Postare, (tutje referuar si - Ligji) nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP, në mbledhjen e 36, të Bordit të mbajtur më datë; 18.03.2019, bazuar në shqyrtimin e materialeve dhe propozimi i përgatitur nga Njësia e Shërbimeve Postare,  Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimin nr. 1343 miratoi fillimin e Konsultimit Publik:

I.                    Për fillimin e Konsultimit Publik të draft  dokumentit 'Rregullorja për Autorizime të Përgjithshme për ofrimin e shërbimeve postare';

 II.                 Procesi i Konsultimit Publik fillon më datë; 21 Mars dhe përfundon më 5 Prill 2019.

Ne mirëpresim mendimet dhe komentet tuaja, ato mund ti dërgoni në adresat elektronike: nazim.rahimi@arkep-rks.org ose Info@arkep-rks.org, dhe do të trajtohen me kujdes të veçante nga Autoriteti