Prishtinë, 22 Mars 2010
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes ART dhe AKEP (Republika e Shqipërisë)
Me 22 Mars, 2010, ora 11:00 në ambientet e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në prezencën e mediave publike dhe anëtarëve të Bordit të ART-së, stafit profesional si dhe stafit drejtues të Autoritetit për Komunikime Elektronike dhe Postare e Republikës së Shqipërisë (AKEP), në organizimin e ART-së u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) në fushën e komunikimeve elektronike në mes Autoritetit për Komunikime Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP) dhe Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës (ART).