Komunikatë për publikun-Memorandum i mirëkuptimit mes ARKEP dhe ASK

Sot më datë 16 nëntor 2018, ora 10, në zyret e ARKEP, u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike të Kosovës dhe Agjencisë së Statisitkave të Kosovës. Memorandumi u nënshkrua nga z.Kreshnik Gashi - Kryetar i Brodit të ARKEP dhe z.Isa Krasniqi - Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Statisikave të Kosovës.

Me këtë akt vetëm se u formalizua bashkëpunimi që tashmë ekziston në mes të këtyre dy institucioneve shtetërore dhe ky MoU do të intensifikoj bashkëpunimin në fushën e këmbimit të të dhënave statistikore, duke u fokusuar në fushën e komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit.

Qëllim i këtij memorandumi është, pra, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve në fushën e këmbimit të të dhënave të mbledhura, informacioneve dhe publikimeve me interes të përbashkët, në plotësimin dhe avancimin e funksionimit të dy institucioneve.

Nga nënshkrimi i këtij Memorandumi të dy institucionet do të kenë më shumë të dhëna në dispozicion, do të kursejnë në kosto dhe kohë duke e ngritur produktivitetin e punës, dhe njëkohësisht do t'i shmangen duplifikimit të të dhënave për tregues të njëjtë. 

Nga fusha e kompetencës së tyre, ARKEP - mbledh të dhëna nga operatorët që veprojnë në tregun e komunkimeve elektronike, ASK - mbledh të dhëna nga ekonomitë familjare dhe bizneset, kështu që bashkëpunimi i kompleton të dhënat statistikore që kanë të bëjnë me ofruesit dhe përdoruesit e komunkimeve elektronike dhe teknologjisë së informacionit.

Të dhënat statistikore të këmbyera në mes të dy institucioneve do të mund të përdoren edhe për raportim në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, kur kërkohen nga ato, duke u referuar burimi i të dhënave.