Komunikata për publikimin e Raportit Pasqyra e Tregut të Shërbimeve Postare për vitin 2017

 

Në përputhje me dispozitat e nenit 6 pika (1.10) dhe pika (1.13) të Ligjit Nr. 03/L-173, për Shërbime Postare, Sektori i Shërbimit Postar (SSHP) në kuadër të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti, publikon dokument Raportin;  

Ky dokument Raport pasqyron periudhën; 1 Janar – 31 Dhjetor 2017, dhe është përgatitur mbi bazën e analizimit të të dhënave zyrtare dhe informacioneve të pranuara për vëmendje të Autoritetit nga të gjithë operatorët e shërbimeve postare përkatësisht për veprimtarinë – aktivitetet postare dhe të dhënat tjera që ndërlidhen me ofrimin dhe realizimin e shërbimeve postare dhe atyre korrier.

Autoriteti, sqaron të gjitha palët pjesëmarrëse në Sektorin e Shërbimeve Postare dhe publikun – opinionin e gjerë, se bazuar në detyrimet e saja ligjore dhe konsideratën për ruajtjen e fshehtësisë dhe konfidencialitetin e të dhënave, jo të gjitha informacionet, të dhënat dhe treguesit e raportuar nga operatoret postar janë të përfshira dhe publikuara në këtë raport. Raporti, pasqyron gjendjen reale të tregut të shërbimeve postare në Republikën e Kosovës dhe është hartuar duke marrë në konsideratë kushtet dhe gjendjen e tanishme të sektorit postar në Republikën e Kosovës.