Komunikatë për Media

SherbimePostare

Prishtinë, 19 Prill 2010

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) dhe agjensionet e zbatimit të ligjit udhëzojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ekskluzivisht të shfrytëzojnë shërbime telekomunikuese të cilat ofrohen nga operatoret dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese të cilët janë të pajisur me autorizim/licencë adekuate nga ART-ja, përndryshe institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat eventuale gjatë aktiviteteve ditore për jetësim të ligjeve në fuqi.

ART rikujton ndërmarrjet, grupet ose individët të cilët direkt ose indirekt janë të përfshirë në ushtrimin dhe ofrimin e shërbimeve telekomunikuese të pa-licencuara dhe të pa-autorizuara se nuk do tolerohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe do përballen me fuqinë e ligjit dhe rendit juridik të shtetit të Republikës së Kosovës.