Autoriteti në mbështetje të nenit 10, paragrafët 4 dhe 21), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3), nenit 85 paragrafi 1)të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE), në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me Vendimin Nr. 1182 (nr. prot. 026/B/18) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për Draft Rregulloren për "Shfrytëzimin e Brezave të Radio frekuencave për të cilat nuk kërkohet Autorizim Individual dhe Kushtet Teknike të përdorimit të Radio Pajisjeve në këto breza ".
Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktoj shfrytëzimin e resurseve frekuencore për të cilat nuk kërkohet Autorizim Individual për radio frekuenca si dhe definon kushtet të cilat duhet të përmbushen nga një radio pajisje gjate përdorimit te tyre ne brezat e frekuencave te përcaktuara në këtë rregullore.
Në përputhje me Nenin 46 paragraf 1 dhe 2 ( 2.1) te ligjit te Komunikimeve elektronike 04/L-109, Resurset e komunikimeve elektronike mund te shfrytëzohen, pa kurrfarë autorizimi, kur Autoriteti vendos qe resurset e caktuar te komunikimeve elektronike mund te shfrytëzohen pa autorizim.
Qëllimi i përpilimit te kësaj rregulloreje qe mundëson shfrytëzimin e disa resurseve frekuencore për te cilat nuk kërkohet autorizim individual është rrjedhoje e zhvillimeve teknologjive, shfrytëzimi me efektive dhe efikas i resurse frekuencore, kërkesës Ligjore , zbatim i kornizës rregullatore te dokumenteve te institucioneve ndërkombëtare te ECC, CEPT, ERC, ITU, ETSI dhe rekomandimeve e vendimeve te tyre qe harmonizojnë dhe rregullojnë fushën e radio komunikimeve per shfrytëzimin e resurseve frekuencore ne kushtet e përcaktuara si nevojë dhe kërkese e Operatoreve ne te mire te ofrimeve te shërbimeve te nevojshme dhe me cilësore te komunikimeve elektronike deri te konsumatori fundor.
Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 27 Prill 2018 dhe përfundon më datë; 26 Maj 2018
Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur ne e-mail adresat: visar.halimi@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org