Kryetari i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit z. Anton Berisha sot me 26.10.2006 priti në vizitë pune shefin e zyrës hungareze në Kosovë z. Zoltan Imecs dhe përfaqësuesit e kompanisë Deutche-Matav Telecom.
Me këtë rast u diskutua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon sektori i telekomunikacionit në Kosovë, në veçanti për zhvillimet në sektorin e telefonisë mobile, çështjen e veprimit të operatorëve ilegalë në Kosovë si dhe projektet aktuale të cilat është duke i udhëhequr ART.Më këtë rast përfaqësuesit e kompanisë Deutche-Matav Telecom, shprehën interesimin e tyre për investime afatgjata në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë.