Njoftim për fillimin e procesit te këshillimit publik te Draft Rregullores per ‘Pagesa vjetore për mbikëqyrje dhe të drejtën e përdorimit të Radio frekuencave’

Në mbështetje të neneve; nenit 3, paragrafi 1), nenit 10, paragrafët 4) dhe 22), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE) dhe në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare;  Sipas Vendimit te Bordit  te ARKEP Nr. 1081 (nr. prot. 065/B/17) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për Draft Rregulloren per "Pagesa vjetore për mbikëqyrje dhe të drejtën e përdorimit të Radio frekuencave" .

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i pagesave të rregullta vjetore për mbikëqyrje të shfrytëzimin të radio frekuencave  dhe për të drejtën e përdorimit të radio frekuencave si resurse te  fundme kombëtare  që menaxhohet nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me qëllim të përdorimit shfrytëzimin efikas dhe efektiv të spektrit të radio-frekuencave resurset e komunikimeve elektronike ne ketë rast te  spektri frekuencore duhet të jepen dhe shfrytëzohen në përputhje me procedurat dhe kushtet e vendosura me ligjin e komunikimeve elektronike , si dhe në rregulloret për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike të miratuara nga Autoriteti.

Sipas draft rregullores te vendosur per këshillim publik kemi rishikim ( zvogëlim ) te pagesave sipas shërbimeve ne relacion me Rregulloren ekzistuese Nr. 17  "Pagesat për shfrytëzimin e radio frekuencave".

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 01 Dhjetor 2017 dhe përfundon më datë; 20 Dhjetor, 2017, ora 16:00

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur ne e-mail adresat: visar.halimi@arkep-rks.org, fazli.shala@arkep-rks.org  ose info@arkep-rks.org