Përfaqësuesit e Kompanisë Deutche-Matav Telecom vizituan ART-në

Ra

Përfaqësuesit e Kompanisë Deutche-Matav Telecom vizituan sot  me 08.11.2006 Autoritetin Rregullator të Telekomunikacionit, me ç’rast ata i priti Kryetari i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit z. Anton Berisha me bashkëpunëtorë. Diskutimi u përqendrua në shpjegime konkrete lidhur me kornizën legal dhe rregullatore per sektorin telekomunikues. Z. Berisha shprehi interesin e ART për investime afatgjate në sektorin e telekomunikacionit, si dhe i siguroi mysafirët për zbatimin konsekuent të ligjit mbi telekomunikacionin. Ndërsa nga ana e tyre përfaqësuesit e kompanisë Deutche-Matav Telecom shprehën interesimin e tyre për kushte rregullatore dhe konkurruese në Kosovë në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për investime në sektorin e telekomunikacionit.