Njoftim për Opinionin lidhur me publikimin e Raportit;
'Pasqyra e Përgjithshme e Tregut të Shërbimeve Postare në Republikën e Kosovës për vitin 2016'
Në përputhje me dispozitat e nenit 6 pika (1.10) dhe pika (1.13) të Ligjit Nr. 03/L-173, për Shërbime Postare, Sektori i Shërbimit Postar (SSHP) në kuadër të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti) pas aprovimit nga Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen e 19) të mbajtur më datë; 27 Qershor 2016, publikon dokument Raportin;
'Pasqyra e Përgjithshme e Tregut të Shërbimeve Postare në Republikën e Kosovës për vitin 2016'.
Ky dokument Raport pasqyron periudhën; 1 Janar - 31 Dhjetor 2016, dhe është përgatitur mbi bazën e analizimit të të dhënave zyrtare dhe informacioneve të pranuara për vëmendje të Autoritetit nga të gjithë operatorët e shërbimeve postare përkatësisht për veprimtarinë - aktivitetet postare dhe të dhënat tjera që ndërlidhen me ofrimin dhe realizimin e shërbimeve postare dhe atyre korrier.
Dokument raporti ka për synim dhe qëllim informimin e publikut - opinionit të gjerë, palëve të interesit, përkatësisht informimin e operatorëve postar të licencuar për ofrimin e shërbimeve postare dhe atyre potencial të cilët pretendojnë për të hyrë në tregun e shërbimeve postare, si dhe shfrytëzuesve - konsumatorëve të shërbimeve postare.
Autoriteti, sqaron të gjitha palët pjesëmarrëse në Sektorin e Shërbimeve Postare dhe publikun - opinionin e gjerë, se bazuar në detyrimet e saja ligjore dhe konsideratën për ruajtjen e fshehtësisë dhe konfidencialitetin e të dhënave, jo të gjitha informacionet, të dhënat dhe treguesit e raportuar nga operatoret postar janë të përfshira dhe publikuara në këtë raport. Raporti, pasqyron gjendjen reale të tregut të shërbimeve postare në Republikën e Kosovës dhe është hartuar duke marrë në konsideratë kushtet dhe gjendjen e tanishme të sektorit postar në Republikën e Kosovës.