Pasqyra e tregut të KE Indikatorët kryesor për TM1 2017
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me qëllim të informimit të ndërmarrjeve/operatorëve dhe ofruesve të autorizuar dhe atyre potencialë të shërbimeve të Komunikimeve Elektronike, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, publikon përmbledhjen e indikatorëve kryesorë të komunikimeve elektronike "Pasqyra e Tregut të Komunikimeve Elektronike për Tremujorin e Parë (TM1-2017)".
Raporti i rregullt i indikatorëve kryesor të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave me qira).