Ky Komision është themeluar në bazë të Vendimit të Bordit me datë 07.09.2005. Qëllimi i punës së këtij Komisioni është që të analizojë, vlerësojë dhe monitorojë implementimin e kushteve të licencave.
Ky Komision është organ shumë-disiplinor i përbërë nga stafi profesional i ART-së dhe nga ekspertët e jashtëm. Fushat e specializimit të tyre janë ato teknike, ekonomike, dhe ligjore/rregullatore.
Puna e këtij Komisioni bazohet në Ligjin për Telekomunikacion, Ligjin për Procedurat Administrative dhe legjislacionin sekondar të ART-së.