Këshillim Publik mbi Draft Rregulloren për "Të dhënat statistikore periodike të ndërmarrjeve për operimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve telekomunikuese"

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), mbështetur në nenin 1, pika (2); nenit 4, pika (4); nenit 12 pikat (1), (2), dhe (3) të Ligjit të Telekomunikacionit Nr. 2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-085 (tutje i njohur si - Ligji); nenit 6. 1.13 i Ligjit për Shërbimet Postare; pika 2.1 e dokumentit të Politikave të Sektorit të Telekomunikacionit të datës 13/06/2007, i protokolluar pranë ART-së me Nr. Prot. 195/07, Vendimit Nr. 12, Ref. Nr. Prot. 25/1/10 të datës; 16/03/2010, njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimin publik për draft rregulloren për “të dhënat statistikore periodike të ndërmarrjeve për operimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve telekomunikuese dhe operatorëve postar”. 

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 19  Korrik 2011 deri me 19  Gusht 2011. 

Për informacion mund të kontaktoni në adresën e e-mail:  consult@art-ks.org,                arijan.qorolli@art-ks.org dhe nazim.rahimi@art-ks.org