Programi Vjetor i Punes i ARKEP per vitin 2013

Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si Autoriteti) është Autoriteti rregullator kombëtar, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga Ligji për Komunikime Elektornike Nr. 04/L/109 (tutje referuar si Ligji) dhe Ligji për Shërbimet Postare Nr. 03/L-173 (tutje referuar si LSHP), si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës (sektorit) të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria.

Themelues i Autoritetit është Republika e Kosovës dhe të drejtat e themeluesit (mbikëqyrësit) ushtrohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mandati dhe aktiviteti kryesor i Autoritetit është rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në Republikën e Kosovës deri në masën e nevojshme për t'i parandaluar deformimet e konkurrencës dhe për t'i arritur objektivat e Ligjeve të aplikueshme.