Plani Vjetor i Punës 2012

Bordi i ART-së në mbledhjen e XXXI të datës 30 Janar 2012 pas shqyrtimit të detajuar dhe këshillimit në nivel Departamentesh, me qëllim të implementimit të  dispozitave të Ligjit mbi Telekomunikacionin Nr.2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-085, si dhe realizimit të objektivave të parapara në dokumentin e Politikave te Sektorit te Telekomunikacionit dhe Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE), ka aprovuar Planin e Punës për vitin 2012.