Plani i Punës për Vitin 2011

Bordi i ART-së në mbledhjen e datës 11 Shkurt, 2011 pas shqyrtimit të detajuar dhe këshillimit në nivel Departamentesh, me qëllim të implementimit të  dispozitave të Ligjit mbi Telekomunikacionin Nr.2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-085, si dhe realizimit të objektivave të parapara në dokumentin e Politikave te Sektorit te Telekomunikacionit dhe Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE), ka aprovuar Planin e Punës për vitin 2011.