Analiza e tregjeve

Qëllimi kryesor i analizës së tregjeve është:

Implementimi i Ligjit për Komunikimet Elektronike, lidhur me promovimin e investimeve dhe konkurrencën e lirë në tregun e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës, duke krijuar një siguri ligjore përmes përcaktimit të kornizes transparente për analiza të tregut, përcaktimin e ndërmarrjeve me fuqi të ndjeshme në treg dhe imponimin e detyrimeve rregullatore 'ex-ante'.

Adaptimit dhe zbatimit të politikave, që synojnë krijimin e një ambienti të hapur dhe konkurrent me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaj dhe përmirësimit të kualitetit të shërbimeve, parandalimit të abuzimit të fuqisë së tregut nga ndërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg (FNT), realizimit të zgjidhjeve, të cilat janë plotësisht në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, direktivat dhe rekomandimet e BE-së, dhe praktikat e mira të shteteve rajonale dhe ndërkombëtare.

Analizat e trgut  fillojnë me vendim të Bordit të ARKEP.

ARKEP mund të bazojë vendimet e veta për të drejtuar analizat e tregut me:
-    Kërkesë të arsyetuar dhe justifikuar te ndërmarrjeve të interesuara
-    Kërkesë të arsyetuar dhe justifikuar të institucioneve komunale dhe Shtetërore
-    Vet iniciativë.

ARKEP deri më tani ka analizuar, respektivisht është në proces të analizës së tregjeve si në vijim:

2022

1. VENDIMI Nr. 1970 për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A  si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregun e Qasjes me shumicë në Infrastrukturën e rrjetave fizike (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshme dhe të plotë) për ofrimin e shërbimeve

2. VENDIMI Nr. 1971 Për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen IPKO Telecommunications LLC  si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregun e Qasjes me shumicë brezëgjerë

3. Raporti për Analizën e Tregjeve me shumicë: Qasja lokale e ofruar në një lokacion fiks (tregu 3a); dhe Qasja në nivel qendror e ofruar në lokacionin fiks për produktet e tregut masiv.

2018

1. Vendimi Nr .1286 për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si “Ofrues me fuqi të ndjeshme në Tregun e Qasjes me shumicë në Infrastrukturën e rrjetave fizike (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshme dhe të plotë) për ofrimin e shërbimeve”

2. Vendimi Nr. 1287 për Përcaktimin e Ndërmarrjes IPKO Telecommunications LLC si “Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregun e qasjes me shumicë brezëgjërë”

3. Vendimi Nr. 1288 për Definim të Tregut “Qasja me shumicë brezëgjërë”

Nr

Tregu

Statusi

Obligimet ex-ante

 

1 TELEFONIA FIKSE- Raporti

1.1

Qasja në rrjetin publik telefonik në lokacione fikse

I përfunduar

Të shfuqizuara

1.2

Shërbimet telefonike lokale dhe/ose kombëtare te disponueshme për publikun, të ofruara ne lokacionin fiks

I përfunduar

Të shfuqizuara

1.3

Shërbimet telefonike ndërkombëtare te disponueshme për publikun te ofruara ne një lokacion fiks

I përfunduar

Të shfuqizuara

1.4

Origjinimi i thirrjeve ne rrjetin publik telefonik te ofruara ne një lokacion fiks

I përfunduar

Të shfuqizuara

1.5

Terminimi i thirrjeve për rrjete publike telefonike individuale te ofruara ne një lokacion fiks

-PTK

-IPKO

I përfunduar

Kanë hyrë në fuqi

1.6

Shërbimet transite në rrjetet publike telefonike fikse

I përfunduar

Kanë hyrë në fuqi

1.7

Qasjen me shumicë në Infrastrukturën e rrjeteve fizike (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshëm dhe të plotë) për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese

I përfunduar

Të shfuqizuara

 

2. TELEFONIA MOBILE- Raporti

2.1

Terminimi i thirrjeve në rrjetet individuale mobile

Përgjigjet e ARKEP-it në komentet e palëve - Analiza e tregut MTR

SHTOJCA I e Raportit të Analizës së Tregut të Terminimit

 

I përfunduar 

 

-------------

 

-------------

Kanë hyrë në fuqi


----------------------


----------------------

 

3. LINJA ME QIRA- Raporti 

3.1

Tregu i segmenteve terminuese me shumicë të linjave me qira

I përfunduar

Të shfuqizuara

3.2

Tregu i furnizimit/ofrimit me shumice të segmenteve të linjave kryesore ‘trunk’ të linjave me qira

I përfunduar

Të shfuqizuara

3.3

Tregu i minimumit të linjave me qira (i cili përfshin lloje të specifikuara të linjave me qira deri në/dhe përfshirë 2 Mbps

I përfunduar

Të shfuqizuara