Numeracioni

Qëllimi i Planit Kombëtar të Numeracionit është përcaktimi i strukturës, gjatësisë dhe procedurave për dhënien e numrave për qasje në rrjetet dhe shërbimet publike të komunikimeve elektronike, si dhe identifikuesit tjere të rrjeteve të komunikimeve elektronike, ashtu që të:   

a)      sigurojë strukturim dhe shfrytëzim efikas të numrave dhe serive të numrave;

b)      plotësojë nevojat e arsyeshme të operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për caktim të numrave;

c)       sigurojë që caktimi dhe përdorimi i numrave bëhet në mënyrë të ndershme, transparente dhe jo-diskriminuese.

Kriteret për Caktimin dhe Rezervimin e numrave

PÑ‘r caktimin dhe rezervimin e numrave, Autoriteti do të ketë parasysh faktorët në vijim:

a)            shfrytëzimin efikas dhe efektiv të resurseve numerike;

b)            nevojën për resurse të mjaftueshme numerike që do të jenë në dispozicion për një periudhë më të gjatë kohore;

c)             kërkesat dhe dëshirat e aplikuesit, shfrytëzuesit dhe të palëve tjera të interesuara;

d)            të drejtën e parapaguesve për të mbajtur numrin telefonik;

e)            shpenzimet, të cilat duhet t'i përmbushin aplikuesit dhe operatorët/ofruesit tjerë publik të komunikimeve elektronike si dhe shfrytëzuesit gjatë mbajtjes së numrit;

f)             përdorimin e serive numerike, të cilat më parë kanë qenë të caktuara.

g)            përshtatjen e kërkesës me kushtet e Autoritetit sa i përket ndarjes së numrave, serive numerike, emrave dhe adresave;

h)            rekomandimet relevante të ITU dhe Bashkimit Europian, standardet dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare; dhe

i)              shërbimet e emergjencës dhe faktorët tjerë, të cilët Autoriteti i konsideron relevant për zbatimin e qëllimit të‘ Planit të Numeracionit.

Informatat e kërkuara për Caktimin dhe Rezervimin e resurseve numerike

Në mënyrë që aplikuesit t'i caktohen/rezervohen resurset numerike, duhet të dërgojë të dhënat e mëposhtme/informatat tek Autoriteti:  

a)      Kërkesë duke specifikuar qartë arsyet e aplikimit;

b)      Emrin dhe qëndrimin e përhershëm, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal, informatat e kontaktit nga dërguesi i kërkesës; 

c)       Aplikacioni i plotësuar dhe i nënshkruar vetëm nga personi i autorizuar;

d)      Resurset e kërkuara të numeracionit;

e)      Informatat rreth çmimeve dhe zbatimi teknik i shërbimit nëse e aplikueshme;

f)       Datën e planifikuar për fillimin e shfrytëzimit të resurseve të numeracionit dhe afatin kohorë; 

g)      Dëshmi mbi pagesën e bërë, me përjashtim të rasteve të specifikuar në nenin 5.4, të kësaj Rregulloreje.

Autoriteti ka dë drejtë të kërkoj informacione shtesë varësisht nga nevoja.

Pagesat Vjetore për resurset numerike

Pagesat vjetore për caktimin e resurseve numerike për shërbime të ndryshme janë të specifikuara në tabelën e mëposhtme:

Tarifat vjetore të resurseve numerike e shprehur në euro (për numër)

Gjeografik/Fiks dhe Nomadik (2x, 3x dhe 7x)

Mobil (4x)

Zgjedhje dhe parazgjedhje të operatorit

Shërbime të vçanta (8X)

Premium

Rate (9x)

MNC

ISPC

VAS SMS (5x)

NSPC

0.03 €

0.06 €

900 €

10 €

60 €

900 €

200 €

15 €

50 €

Tarifa për rezervim të numeracionit do të jetë 70% e tarifave për caktim të specifikuara në tabelën e mësipërme.